Komuna e Gjilanit e ka cilësuar si lajm të mrië licencimin e një laboratori privat në këtë komunë për të kryer testime serologjike për COVID-19.
“Nga sot ka filluar testimi i qytetarëve që me vullnetin e tyre mund t’i bëjnë analizat serologjike, në laboratorin Biolab. Komiteti për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19 në Gjilan, ka vlerësuar se kjo është një mundësi e mirë për qytetarët që tashmë kanë adresë se ku mund t’i bëjnë testet serologjike”, thuhet në njoftimin e komunës.
Deri tash, në Gjilan janë konfirmuar 660 raste me COVID-19. 442 prej të infektuarve janë shëruar tashmë, derisa 27 e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
“Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qyetatët që të kenë kujdes të shtuar në respektimin e masave, bartjen e maskës, higjienën personale dhe mbajtjen e distancësn fizike, në momentin që dalin në ambiente publike”, thuhet në postim.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...