Në Gjilan më shumë se 50% e rasteve të testuara dalin pozitiv në Covid-19 - Gazeta Express
string(72) "ne-gjilan-me-shume-se-50-e-rasteve-te-testuara-dalin-pozitiv-ne-covid-19"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 20:40

Në Gjilan më shumë se 50% e rasteve të testuara dalin pozitiv në Covid-19

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 20:40

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli ka treguar shifra shqetësuese nga kjo komunë sa i përket përhapjes së koronavirusit.

“Nga 123 mostra të testuara për ditën e sotme 63 kanë dalë pozitive ndërsa 60 negative”, thotë Xhemajli për RTV Dukagjinin.

Lexo Edhe:

Ai thotë se në Gjilan momentalisht janë mbi 400 raste aktive ndërsa 74 qytetarë nga kjo komunë kanë humbur jetën në përballje me Covid-19.

Xhemajli thotë se për dallim nga komunat tjera, ata presin rezultatet para se personat e vdekur të varrosen nën dyshimin se kanë koronavirus.

“Nëse dalin pozitiv, procedurat e varrimit vazhdojnë sipas protokolleve që përcakton IKSHPK”.

Pas Prishtinës, deri më tani Gjilani është komuna më e prekur në Kosovë nga koronavirusi.