Në gjendje kritike për jetën pas infektimit me covid19, skulptori shqiptar ka nevojë urgjente për gjak - Gazeta Express
string(101) "ne-gjendje-kritike-per-jeten-pas-infektimit-me-covid19-skulptori-shqiptar-ka-nevoje-urgjente-per-gjak"

Në gjendje kritike për jetën pas infektimit me covid19, skulptori shqiptar ka nevojë urgjente për gjak

Gazeta Express

08/08/2020 14:32

Artisti Arben Bajo ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ të dikujt që ka kaluar koronavirusin.

53-vjeçari Bajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe i intubuar, duke luftuar me virusin e rëndë.

Lexo Edhe:

Arben Bajo është skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa janë kolegët dhe studentët e tij që bëjnë apel për ta ndihmuar.

Ai numëron disa ekspozita personale dhe kolektive, por tashmë ai ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë.