Ka filluar projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve te Pika e Zezë në Gjakovë.
Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj ka treguar se bëhet fjalë për 550 metra rrugë e që buxhetit të komunës do t’i kushtojë rreth 100 mijë euro.
Të pranishëm ishin edhe drejtorët Shkumbin Kastrati, i Shërbimeve Publike, Durim Halilaj, i Buxhetit dhe Financave, Arben Bakalli, i Urbanizmit dhe Mbrojtjes të Mjedisit dhe zyrtarë të tjerë komunal.