Policia: Në Gjakovë gjendet i vdekur një 38-vjeçar - Gazeta Express
string(52) "ne-gjakove-gjendet-i-varur-ne-litar-nje-38-vjecar-ge"

Gazeta Express

06/06/2020 23:05

Policia: Në Gjakovë gjendet i vdekur një 38-vjeçar

Gazeta Express

06/06/2020 23:05

Një 38 vjeçar është gjetur i vdekur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të Gjakovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj për Express.

Media të tjera raportojnë se personi që është gjetur i vdekur dyshohet se është Behar Morina, një ndër tupanxhinjtë më të njohur në Kosovë.