"Në finale u përballa me kundërshtaren që gjithmonë kam dashur ta rrah" - Gazeta Express
string(69) "ne-finale-u-perballa-me-kundershtaren-qe-gjithmone-kam-dashur-ta-rrah"

“Në finale u përballa me kundërshtaren që gjithmonë kam dashur ta rrah”

Gazeta Express

15/12/2019 22:38

Boksierja shqiptare Donjeta Sadiku ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Antalia të Turqisë duke e prezantuar kështu Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Ky nuk ishte suksesi i vetëm i Kosovës pasi ajo arriti sukses duke fituar edhe disa medalje të tjera.

Lexo Edhe:

E para në ring në kategorinë 64 kilogramë u paraqit Donjeta Sadiku e cila luftoi kundër boksieres vendore të Turqisë, fituese e medaljes se bronztë në kampionatin botëror Sema Caliskan. 

Donjeta tregoi formë të mirë dhe fitojë duke dëshmuar kështu se është e gatshme për kualifikimet për Lojërat Olimpike 2020.

Pas kësaj në një intervistë në ‘Arena Sportive’, Sadiku është shprehur tejet e lumtur, derisa ka folur edhe për kundërshtaren e saj në finale.

“Jam shumë e kënaqur me triumfin tim në këtë garë”, ka thënë fillimisht Sadiku,.

“Në finale jam përballur me boksieren që gjithmonë kam dashur ta rrah, dhe këtë e bëra”, tregoi ajo.