Në “Favorit” sot mysafirët analizojnë ndeshjet e IPKO Superligës dhe flasin për “Dardanët e rinj”


Gazeta Express
20 Shtator 2019 15:03

Në emisionin sportiv “Favorit”, i cili transmetohet në televizionin “T7” sot, mysafirët e ftuar, trajneri Ramiz Krasniqi dhe ish-futbollisti i njohur, Muhamet Dragusha, analizohet IPKO Superliga e Kosovës në futboll.

Mysafirët i analizojnë ndeshjet e mesjavës dhe i japin mendimet e tyre edhe për duelet e fundjavës në elitën e futbollit kosovar.

Gjithashtu, Krasniqi flet edhe për Përfaqësuesen U-19 të Kosovës, ku është trajner.

Trajneri prishtinas shpalos objektivat “Dardanëve të rinj” në kualifikimet për Kampionat Evropian, të cilat nisin në muajin nëntor, por edhe për peripecitë nëpër të cilat kalon për t’i bindur lojtarët që janë rritur jashtë vendit që ta zgjedhin Kosovën U-19.

“Muja” nga ana e tij flet për shkollën e futbollit dhe për synimet e tij si trajner.

Emisioni “Favorit” do transmetohet në televizionin “T7” sot dhe fillon në orën 18:15.

Te fundit


Kthehu lart