"Ne duhet të vazhdojmë Evropën ta sjellim këtu dhe të vazhdojmë me reformat e posaçërisht ato në fushën e gjyqësorit" - Gazeta Express

“Ne duhet të vazhdojmë Evropën ta sjellim këtu dhe të vazhdojmë me reformat e posaçërisht ato në fushën e gjyqësorit”

Ballina

Gazeta Express

20/10/2019 21:55

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, pas takimit të liderëve deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë procesin e përmbushjes së reformave dhe procesin euro-integrues të vendit, edhe pse nuk mori datë për fillimin e negociatave.

“Të gjithë u dakorduam se Maqedonia nuk duhet të heq dorë nga procesi euro-integrues. Derisa Evropa t’i sqaroj punët e brendshme, ne duhet të vazhdojmë Evropën ta sjellim këtu dhe të vazhdojmë me reformat e posaçërisht ato në fushën e gjyqësorit. Ndërkohë u dakorduam që 12 prilli të jetë dita e zgjedhjeve që do të paraqes një kthesë të madhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”.