Në dhomë bashkë me një vajzë dhe një klient, del foto e arrestimit të “Zogut të Tiranës”


Gazeta Express
25 Nëntor 2019 18:27

Del foto nga momenti i arrestimit në flagrancë të Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës një ditë më parë në një hotel në autostradën “Tiranë-Durrës“.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Hermesi nuk ka qenë i vetëm në dhomë, por së bashku me një vajzë dhe një klient (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur).

Siç është raportuar më herët, Hermesi ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke thënë se ai nuk ka lidhje fare me prostitucionin dhe se marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë, për të cilat nuk paguhej asnjë lekë.

Dy shoqet e tij, të ftuara në emisionin “Pa gjurmë” thanë se Hermesi atë mbrëmjë ka qenë duke konsumuar kokainë, siç shpesh bënte, por jo prostitucion, ndonëse këto foto por edhe fakti se nuk është gjetur asnjë mbetje droge vërtetojnë të kundërtën./report tv

Te fundit


Kthehu lart