Në dhjetë fshatra të Malishevës ka persona të infektuar me Covid 19 - Gazeta Express
string(67) "ne-dhjete-fshatra-te-malisheves-ka-persona-te-infektuar-me-covid-19"

Në dhjetë fshatra të Malishevës ka persona të infektuar me Covid 19

Gentiana Hasani

09/04/2020 14:56

Kosova tani numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave, prin Malisheva me 66 raste. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit. Por, Malisheva mbrëmë shënoi viktimën e parë nga koronavirusi. Megjithkëtë, vizitat e krerëve të shtetit në Malishevë në këtë kohë të virusit po cilësohen si të vonuara nga ana e zyrtarëve të kësaj komune.

Një 66 vjeçare nga kjo komunë ndërroi jetë si pasojë e prekjes nga Covid-19. Ajo tash e disa ditë po trajtohej në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së.

Lexo Edhe:

Detaje për këtë rast dhe për gjendjen e pacientëve që gjenden në Malishevë ka dhënë sot drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Liridon Hoti.

“Që nga rasti i parë me datë 14, thuajse çdo ditë kemi pas raste të tjera të infektimit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 66, 7 i kemi të shëruar dhe një viktimë. Në dhjetë fshatra kemi infektive.  Shumica nga të infektuarit janë mirë, në përjashtim të disave që janë në një moshë më të shtyrë”, ka deklaruar për Express drejtori i shëndetësisë në Malishevë, Liridon Hoti.

Ai ka deklaruar se vizitat e krerëve të Qeverisë së Kosovës janë të vonuara.

“Vizita ishte e vonuar, ne i kemi pritur se do të vijnë më herët, meç jemi ndër komunat e para të infektuara”, thotë Hoti.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit.

Nga komunat e tjera, 25 raste janë nga Prishtina, 21 raste nga Vushtrria, 20 raste nga Mitrovica e Veriut, 18 raste nga Gjilani, 13 raste nga Kamenica, 10 raste nga Gjakova, 10 raste nga Zveçani, 7 raste nga Vitia, 6 nga Peja, 4 raste nga Podujeva, 3 raste nga Klina, 3 raste nga Fushë Kosova, 3 raste nga Prizreni, 3 raste nga Leposaviqi, 3 raste nga Suhareka, 2 raste nga Ferizaj, 2 raste nga Zubin Potoku, 2 raste nga Lipjani dhe me nga 1 rast Drenasi, Obiliqi dhe Komuna e Shtimes.

Në IKSHPK vazhdimisht gjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3 mijë e 882 kontakte të rasteve./Express/