Besojeni ose jo këta shtretër janë të punuar nga të burgosurit e Kosovës


Gazeta Express
14 Gusht 2019 9:54

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, të mbështetur nga organizata joqeveritare “Help Kosovo”, të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë, kanë filluar prodhimin e shtretërve nga druri.

Përmes këtij projekti synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të burgosur.

“Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që t’u krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Kjo përmirëson mundësitë e të burgosurit për të jetuar edhe pas lirimit. Përveç kësaj, puna normalizon jetën e përditshme në burg”, bëhet e ditur në një njoftim të BSL-së.

Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit. Disa prej tyre jepen edhe donacion.

Te fundit


Kthehu lart