Në Barcelonë merret vendimi, tani lejohet të laheni gjysmë nudo


Gazeta Express
8 Gusht 2019 15:16

Tani, në pishinat e qytetit të Barcelona-s, mund të kridhesh edhe topless. Autoritetet e qytetit e morën më në fund këtë vendim pas ankesave se disa pishina të administruara prej tyre, ishin diskriminuese kundrejt pjesës që dëshironte të lahej zhveshur.

Një padi u paraqit pranë autoriteteve rreth mospërshtatshmërisë së rregullave të qeverisë për larjen topless në disa pishina dhe pas kësaj nisi një hetim.

Në një raport të publikuar në fund të qershorit, disa pishina bashkiake rezultuan të kishin rregulla që kufizonin të drejtën e grave në zona të caktuara të tyre.

Si rezultat, me qëllim luftën ndaj diskriminimit, u dërgua një raport në çdo pishinë ku iu kujtua menaxhuesve se duhet të garantojnë barazinë dhe jo t’i pengojnë femrat të dalin topless.

Një zëdhënës i bashkisë së Barcelona-s shprehet se nuk ka patur një rregull të shkruar për atë se si njerëzit mund të vishen në pishina, por diskriminimi i bazuar mbi gjininë, është i ndaluar. Veç të tjerash, larja gjysmëzhveshur nuk është asgjë e re në qytetin e dytë më të madh të Spanjës.

Barcelona është një destinacion shumë popullor turistësh falë ushqimit të mirë që ofron, arkitekturës unike dhe jetës së natës. Veç të tjerash, qyteti ka një vijë bregdetare të gjatë.

Plazhet më të frekuentuara janë vetëm 15 minuta ecje në këmbë nga qendra e qytetit ndërsa ata më të qetë, më larg, janë të arritshëm me transport publik.

Te fundit


Kthehu lart