Në balotazh me Këlliçin për Tiranën, reagon Alimehmeti: Garë pozitive - Gazeta Express
string(67) "ne-balotazh-me-kellicin-per-tiranen-reagon-alimehmeti-gare-pozitive"

Në balotazh me Këlliçin për Tiranën, reagon Alimehmeti: Garë pozitive

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 10:01

Partia Demokratike nuk ka ende një kandidat zyrtar për Bashkinë Tiranë për zgjedhjet e 14 majit. Nga rezultati i votimeve në primaret e së dielës, asnjë prej kandidatëve nuk mundi të sigurojë mbi 50% të votave, kësisoj do të shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, që janë Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Në këtë situatë Alimehmeti, ka bërë reagimin e parë përmes një postimi në Facebook pas përfundimit të numërimit.

Lexo Edhe:

Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”, shkruan Alimehmeti.

Rezultatet e primareve për Tiranën:
Belind Këlliçi – 4040 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Gert Bogdani – 1819 vota
Julian Deda – 157 vota
Adriana Kalaja – 128 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Të pavlefshme – 29 vota
Votues gjithsej – 8470

/Gazeta Express