“Në asnjë mënyrë” – Man United e kishte dashur Bale për vetëm 3 milionë euro - Gazeta Express
string(72) "ne-asnje-menyre-man-united-e-kishte-dashur-bale-per-vetem-3-milione-euro"

“Në asnjë mënyrë” – Man United e kishte dashur Bale për vetëm 3 milionë euro

Gazeta Express

28/05/2020 14:28

Manchester Unitedi kishte dështuar ta blinte Gareth Bale për një shumë prej tre apo katër milionë euro, kur anësori uellsian po dilte në sipërfaqe në botën e futbollin me ekipin e Southamptonit, thotë George Burley, trajneri i Bale në atë kohë.

Sir Alex Ferguson ishte vazhdimisht në kërkim të talenteve të rinj gjatë kohës së tij historike në Old Trafford dhe njihet për blerjet e famshme, si Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney kur ata ishin adoleshentë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Njëlloj kishte kërkuar të bënte edhe me Bale, i cili doli në skenë në Southampton duke rënë në radarin e shumë ekipeve të mëdha të Premierligës shumë shpejt.

Unitedi ishte i etur ta blinte një talent si Bale, por kishte dështuar për shkak të ofertës, e cila vlerësohej si shumë e ulët nga Southamptoni.

Gareth Bale debutoi për Southamptonin në moshën 16 vjeçe

Ish-trajneri i Southamptoni, Burley ka treguar për The Athletic për kohën kur ia kishte dhënë atij debutimin në moshën 16-vjeçare: “Bale ishte si sulmues anësor që luan mbrojtës anësor”.

“Manchester United ishte i interesuar për të. E mbaj në mend që kam biseduar me Sir Alex në një hotel. Ne sapo e kishim shitur Theo Walcottin për 12 milionë funte dhe Unitedi na i ofroi tre apo katër milionë për Bale”, tregoi ai.

“Ne thamë ‘në asnjë mënyrë’”, zbuloi ai. /Gazeta Express/