Ndryshon vendi i mbajtjes së mbledhjes së qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës - Gazeta Express
string(76) "ndryshon-vendi-i-mbajtjes-se-mbledhjes-se-qeverive-te-shqiperise-dhe-kosoves"

Ndryshon vendi i mbajtjes së mbledhjes së qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Gazeta Express

29/09/2020 10:10

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në Tiranë dhe jo në Shkodër. Në një njoftim të Qeverisë shqiptare bëhet e ditur se mbledhja do të zhvillohet më 2 tetor në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.

Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.

Lexo Edhe:

Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.

Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.