Ndryshon moti, këto janë temperaturat për javën e fundit të majit - Gazeta Express
string(66) "ndryshon-moti-keto-jane-temperaturat-per-javen-e-fundit-te-majit-2"

Gazeta Express

25/05/2020 7:28

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për javën e fundit të majit

Gazeta Express

25/05/2020 7:28

Java e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot jostabil, të vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Lexo Edhe:

“Pas atyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit, java e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot jostabil, të vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu. Meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herë pas hershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, ka njoftuar IHMK.