Ndryshon lista, ky është njeriu më i pasur në botë aktualisht - Gazeta Express
string(60) "ndryshon-lista-ky-eshte-njeriu-me-i-pasur-ne-bote-aktualisht"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2021 18:10

Ndryshon lista, ky është njeriu më i pasur në botë aktualisht

Lajme

Gazeta Express

07/01/2021 18:10

Elon Musk është bërë personi më i pasur në botë, duke kaluar shefin e Amazonit, Jeff Bezos, falë rritjes enorme që aksionet e “Teslas” kanë përjetuar së fundmi. Pasuria e shefit të kompanisë së veturave elektrike ka arritur në 188 miliardë dollarë, sipas indeksit “Bloomberg”.

“Sa e çuditshme”, ka shkruar Musk në Twitter të enjten. “T’i kthehemi punës”, ka vazhduar ai.

Lexo Edhe:

Bezos ishte më i pasuri në botë që nga viti 2017.

Kompania e Muskut, “Tesla”, shpërtheu në vlerë së fundmi dhe ka arritur të mërkurën në vlerën totale prej 700 miliardë dollarësh.

Kjo e bën atë kompaninë më të pasur në botë duke tejkaluar edhe “Toyotan”, “Volkswagenin” e të tjerat.