Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës


Gazeta Express
12 Gusht 2019 16:07

Nga mesnata në Maqedoninë e Veriut do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi sot që çmimi i benzinës të jetë më lirë për 3 denarë, ndërsa dizeli më lirë për 2 denarë.>

Sipas këtyre korigjimeve prej nesër, një litër Eurosuper BS 95 do të kushtoj 66,50 denarë për litër ndërsa Eurosuper BS 98 do kështojë 68,50 denarë për litër. Një litër Eurodizel do të shitet me 60 denarë për litër. Vaji ekstra i lhetë do të shitet 50 denarë për litër.

Kohëve të fundit KRE në disa periudha ka ndryshuar çmimet e derivateve të naftës. Për disa denarë për shtrenjtë ishte gjatë gjithë muajit korrik, ndërsa këtë periudhë ka nisur ulja e çmimeve.

Te fundit


Kthehu lart