Cristiano Ronaldo e ka zgjedhur Instagramin për ta treguar stilin e ri të flokëve, derisa po e rimerr veten nga koronavirusi në karantinë.
Superylli i Juventusit Ronaldo duket se po e shfrytëzon plotësisht kohën në karantinë, transmeton Gazeta Express.
35-vjeçari u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë në fillim të javës së kaluar dhe u kthye menjëherë në Itali për t’u futur në karantinë, në mënyrë që të rikthehet në kohë për ndeshjen e Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ai mungoi në barazimin e Juventusit me Crotonen në Serie A dhe në fitoren kundër Dymano Kiev në Ligën e Kampionëve të martën.
Të mërkurën në mëngjes, Ronaldo e zgjodhi Instagramin për të shfaqur pamje nga ushtrimet që është duke i bërë në palestrën e vet në shtëpi, derisa e zbuloi edhe stilin e ri të flokëve.
Ai shihet me flokë të rruara dhe në formë të jashtëzakonshme fizike si gjithmonë.
Ai pritet të kthehet në fundjavë për Juventusit, por ndeshja e javës së ardhshme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve është endë në pikëpyetje, pasi Ronaldo duhet të dalë negativ në testin për koronavirus të paktën një javë para saj, sipas rregullores së UEFA-s./Gazeta Express/
View this post on Instagram“El éxito en la vida no se mide por lo que logras, sino por los obstáculos que superas” ???
A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...