Ndotja e lumit Nerodime, kaçanikasit protestojnë para komunës me maska në fytyrë


Gazeta Express
14 Gusht 2019 10:46

Qytetarët e Kaçanikut ka kohë që po përballen me erë të keqe, si pasojë e ndotjes së Lumit Nerodime. Për këtë sot para Komunës është mbajtur protestë, raporton Gazeta Express.

Arsyeja e kësaj proteste ishte që të merren masa urgjente kundër kutërbimit të lumit Nerodime, pasi që sipas protestuesve kjo situatë ka arritur në nivel alarmant dhe erërat janë bërë të padurueshme.

Organet komunale, sipas tyre, nuk kanë ndërmarrë asgjë për të parandaluar këtë gjendje.

Raportohet, ndërkaq, se Kaçaniku po përballet tash e një kohë me këtë gjendje, derisa protestuesit kanë bërë të ditur për Express se do të ketë protesta edhe në ditët në vazhdim.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart