Ajri i ndotur mund të shkaktojë humbje të shikimit


Gazeta Express
26 Nëntor 2019 10:29

Një studim i ri i bërë në një nga universitetet në Londër, ka treguar se kimikalet e gjendura në ajrin e ndotur i ngushtojnë enët e gjakut dhe e rrisin rrezikun e sëmundjeve për 6%.

Të jetosh në zona shumë të ndotura e rrit edhe rrezikun e humbjes të të parit. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit, që jetojnë në ambiente ku ka ndotje të lartë të ajrit kishin të paktët gjashtë për qind më shumë rrezik të zhvillojnë glaukoma, sesa ata në rajone të pastra.

Kjo sëmundje shkaktohet nga vdekja e qelizave të retinës në pjesën e prapme të syrit, si dhe i prek 60 milion njerëz në të gjithë botën. Lidhshmëria në mes të ajrit të ndotur dhe humbjes së shikimit qëndron në atë se kjo ndotje shkakton shtrëngimin e enëve të gjakut, duke i shkatërruar qelizat retinale të syrit.

Glaukoma zakonisht mund të trajtohet me pika të syrit, me laser apo ndërhyrje kirurgjike. Nëse lihet e pa trajtuar, glaukoma mund të shkaktoj dëmtime serioze të shikimin, prandaj diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm. /Express

Te fundit


Kthehu lart