Ndotja e ajrit 5- fish më shumë se norma, në Shqipëri të rrezikuar personat me probleme respiratore - Gazeta Express
string(97) "ndotja-e-ajrit-5-fish-me-shume-se-norma-ne-shqiperi-te-rrezikuar-personat-me-probleme-respiratore"

Ndotja e ajrit 5- fish më shumë se norma, në Shqipëri të rrezikuar personat me probleme respiratore

Gazeta Express

19/01/2020 17:33

Shqipëria nuk renditet mes vendeve me ndotje në nivele të larta të ajrit. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se ajri është i pashëndetshëm për ata persona të cilët cilësohen të ndjeshëm dhe që shfaqin probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë në raportin e fundit të OKB cilësohet se qytetarët në rajon janë të ekspozuar në disa nga përqendrimet më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë, një nivel rreth 5 herë më i lartë sesa direktiva e Bashkimit Evropian.

Lexo Edhe:

Organizata e Kombeve të Bashkuara nxit qeveritë të ndalojnë përdorimin e automjeteve të vjetra, të forcojnë rregulloret mbi emetimet e industrive dhe termocentraleve, duke u fokusuar më tepër në energjinë e pastër.

Termocentralet e qymyrit, makinat e vjetra dhe djegia e drurëve për ngrohje po kontribuojnë  në qarkullimin e një ajri plot toksina qe po na vret në heshtje.

Situata problematike dhe alarmante është raportuar edhe në Kosovë, ku një ditë më parë Instituti i shëndetit publik  ftoi qytetarët që të evitojnë daljen e panevojshme./euronews