Disa vjedhje radhazi ndodhën në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të komunës së Prishtinës.
Por dikush u dëmtua edhe në orët e para të mëngjesit të 17 shkurtit, kur në Kosovë po festohej për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë.
Rreth orës shtatë të mëngjesit, një grua dyshohet se u fut në shtëpinë e dikujt, duke vjedhur kështu gjësende në vlerë.
Pronari i shtëpisë, B.R., tha për redaksinë se rasti tashmë është raportuar edhe në polici.
Sipas tij, vlera e dëmeve të shkaktuara nga kjo grua e dyshimtë, e cila shihet edhe në videon e siguruar nga Indeksonline, arrin shifrën e 700 eurove.
Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline e ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk patën ndonjë përgjigje./Indeksonline/