Ndodh në Kodrën e Trimave, gruaja vjedh me thes në një shtëpi - Gazeta Express
string(63) "ndodhe-ne-kodren-e-trimmave-gruaja-vjedhe-me-thes-ne-nje-shtepi"

Ndodh në Kodrën e Trimave, gruaja vjedh me thes në një shtëpi

Gazeta Express

18/02/2020 11:13

Disa vjedhje radhazi ndodhën në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të komunës së Prishtinës.

Por dikush u dëmtua edhe në orët e para të mëngjesit të 17 shkurtit, kur në Kosovë po festohej për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë.

Lexo Edhe:

Rreth orës shtatë të mëngjesit, një grua dyshohet se u fut në shtëpinë e dikujt, duke vjedhur kështu gjësende në vlerë.

Pronari i shtëpisë, B.R., tha për redaksinë se rasti tashmë është raportuar edhe në polici.

Sipas tij, vlera e dëmeve të shkaktuara nga kjo grua e dyshimtë, e cila shihet edhe në videon e siguruar nga Indeksonline, arrin shifrën e 700 eurove.

Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline e ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk patën ndonjë përgjigje./Indeksonline/