Ndodh sërish, kreu i KQZ-së braktis mbledhjen, kërkon ndërprerjen e procesit zgjedhor


Gazeta Express
13 Qershor 2019 14:00

Klement Zguri, kryetari i KQZ-së u kërkoi sërish sot anëtarëve të ndërpresin procedurat për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai u shpreh se duhet të ndërpritet procedura për zgjedhjet e 30-qershorit pas anulimit të dekretit nga ana e Metës, por teksa hasi në kundërshtinë e anëtarëve të majtë dhe nënkryetarit Denar Biba, Zguri braktisi sërish mbledhjen.

“Pse vërtet mendoni se në Fletore zyrtareve vendosen akte të pavlefshme. Si mundet një institucion të gjykojë sipas interesave të veta apo mendimit të tij të momentit.

Personalisht nuk dua të merrem me kompetencën apo të drejtën e presidentit për të nxjerrë dekret. Nuk mendoj se jam Gjykatë Kushtetuese apo Administrative të shoh ligjshmërinë.

E treta: bëhet fjalë për një dekret që është i vendosur në Fletore Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore. Kush jam unë që duhet të përplasem me dy vendimmarrje. KQZ duhet të ndërpresë procedurat e veta për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi dekreti ka marrë fuqi dhe është vendosur në Fletoren zyrtare”, tha ai.

Te fundit


Kthehu lart