Ndodh në Kosovë: Mbijnë hithrat në tribunat e stadiumit!


Gazeta Express
27 Qershor 2019 13:53

Në sportin kosovar gjithnjë ndodhin vaki nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet. Së fundmi një befasi e tillë ka ndodhur në Fushë Kosovë. Gjendja e sportit të kësaj komune vazhdon të mbetet zhgënjyese për tifozerinë e njohur me emrin, “Pamupurët”.

Para pak javësh skuadra e tyre, Fushë Kosova, nga Liga e Parë ka rënë në kategorinë e tretë të futbollit kosovar. Ndërsa, tani zhgënjim për ta sjell gjendja e stadiumit, raporton Gazeta Express.

Stadiumit me gjasë i mungon përkujdesja gjë që e konfirmon edhe një fotografi që ka ardhur në Gazetën Express, në të cilën shihet se janë rritur gjethet e njohura si “hitha” në shkallët e stadiumit.  /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart