Ndodh edhe kjo, një pjesë nga filmi i vjetër i Karate Kid e shohim në pjesën e dytë të tij - Gazeta Express
string(89) "ndodh-edhe-kjo-nje-pjese-nga-filmi-i-vjeter-i-karate-kid-e-shohim-ne-pjesen-e-dyte-te-tij"

Arte

Gazeta Express

22/09/2021 1:08

Ndodh edhe kjo, një pjesë nga filmi i vjetër i Karate Kid e shohim në pjesën e dytë të tij

Arte

Gazeta Express

22/09/2021 1:08

Pjesa e dytë e Karate Kid fillon pak minuta para se të përfundojë “Karate Kid” i parë, por aty është edhe një skenë që është shkruar për pjesën e fundit të filmit të parë, që vendoset nga një goditje e vet Miyagit.

Në fund të Karate Kid, Daniel LaRusso (Ralph Macchio) ja del që ta mposht Kobra Kai Dojo në një turne karateje. Në një sulm brutal në fund, Daniel-san godet në lëvizje Johnny Lawrence (William Zabka) duke fituar këtë luftë dhe bashkë me të kampionatit. Po kjo nuk është mënyra se si filmi është supozuar të përfundojë.

Lexo Edhe:

Në vend të kësaj, skenari origjinal tregon rivalitetin që vazhdon në një parkim veturash e jo në ring.

Edhe pse kjo pjesë ishte prerë nga filmi i parë i Karate Kid, produksioni i filmit të dytë, “Karate Kid, pjesa e dytë”, fillon 10 ditë më vonë.

Skena që kishte humbur më parë është rifutur në tregim si skena e parë e filmit të dytë.

Skena paraqet Daniel-san dhe Miyagi (Pat Morita) që shohin Sensei John Kreese (Martin Kove) që sulmon studentët e tij.

Katarzizi kulmon kur Miyagi ndërhyn për ta ndaluar Kreese që mos të lëndojë studentët e tij më shumë.

Në momentin e fundit komik, ai heq hundën e kundërshtarit për të treguar kështu se sa i fortë ishte ai.

Një tjetër skenë që është hequr nga produksioni i filmit, por që kurrë nuk është rifutur në të.

Sipas IMDB, filmi fillimisht vendosi ta prezantojë një personazh misterioz me emrin Webster Miyagi.

Ky person si hije supozohej që ta bënte Miyagin “jashtëzakonisht jo të qetë”.

Karate Kid, pjesa e dytë, po ashtu parashihej që ta përfshinte në një skenë karakterin e Elizabeth Shue, Ali që ndahet me LaRusso.

Në vend të kësaj, u dha një linjë tjetër, me detale se si ajo u nda nga ai.

Këto skena nuk janë të vetmet aspekte të Karate Kid Part 2.

Edhe pse shumica e filmit na thotë se është xhiruar në Okinawa të Japonisë, filmi është xhiruar në SHBA.

Në vend që ta dërgojnë tërë ekipin e filmit në Azi, regjisori dhe skenaristi John G Avildsen shkuan për të xhiruar në Hawaii të SHBA-së.

Klima e ngjashme, pamjet mahnitëse dhe komuniteti i madh i Okinavës që jeton aty e bën të mundur këtë gjë. /GazetaExpress/