Ndodh e papritura në koncertin e Noizyt - Gazeta Express
string(39) "ndodh-e-papritura-ne-koncertin-e-noizyt"

Ndodh e papritura në koncertin e Noizyt

Rozë

Gazeta Express

15/08/2022 12:00

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” mbrëmë ka mbajtur koncertin në Tiranë. Në koncert performuan rreth 40 reper e këngëtarë.

Por në një moment janë fikur dritat dhe koncerti u ndërpre. Nisur nga situata janë dëgjuar brohoritjet: Rama ik!

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë incident ka reaguar OSSHE:

‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, thuhet në deklaratën e OSSHE.