Ndjekje si në filma, policia sqaron çfarë ndodhi sot në Lezhë - Gazeta Express
string(59) "ndjekje-si-ne-filma-polcia-sqaron-cfare-ndodhi-sot-ne-lezhe"

Ndjekje si në filma, policia sqaron çfarë ndodhi sot në Lezhë

Gazeta Express

04/06/2020 20:59

Policia e Lezhës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në orët e pasdites, ku një patrullë policie ka dalë nga rruga gjatë ndjekjes së një automjeti ku dyshohet se udhëtonte një person i shpallur në kërkim.

Sipas Policisë nuk ka efektivë të aksidentuar.

Lexo Edhe:

Policia sqaron se në aksin rrugor dytësor Lezhë-Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor Klisman Nikolli.

Drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi Lekë Përjaku banues në Spiten i cili është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Informacioni paraprak i Policisë

“Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së “automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor Klisman Nikolli.

Nuk ka persona të dëmtuar ka vetëm dëme materiale.

Si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi Lekë Përjaku banues në Spiten. Po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet proceduriale”, njofton Policia.