Ndjekje e jashtëzakonshme në oqean, ushtria kap kokainë me vlerë prej mbi 40 milionë dollarësh


load
Gazeta Express
13 Gusht 2019 21:40

Një grup trafikantësh u kapën nga ushtria meksikane pas një ndjekje spektakolare në oqean me helikopter, ndërsa po përpiqeshin të dërgonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1200 kg kokainë, me vlerë 48 milionë dollarë.

Video spektakolare e shpërndarë nga autoritetet meksikane tregon se si helikopteri me marinsa ndjek varkën e fuqishme me dy motorë. Aksioni ka ndodhur të premten e kaluar në shtetin Çiapas. Si rezultat, u arrestuan 7 persona, 4 prej të cilëve meksikanë, ndërsa kishte edhe një kolumbian dhe një ekuadorian.

Ata kishin arritur t’i shpëtonin ndjekjes së forcave të armatosura kolumbiane dhe ishin futur në ujërat meksikane. Por pavarësisht se patën fat në kalimin e parë, nuk arritën të përfundonin “misionin” për të dërguar mallin në Shtetet e Bashkuara, pasi ushtarët meksikanë i ndaluan.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart