Ndjekësja e pyet diçka për Donaldin dhe Romeon, kështu i përgjigjet Arbana - Gazeta Express
string(73) "ndjekesja-e-pyet-dicka-per-donaldin-dhe-romeon-keshtu-i-pergjigjet-arbana"

Ndjekësja e pyet diçka për Donaldin dhe Romeon, kështu i përgjigjet Arbana

Rozë

Gazeta Express

08/12/2021 14:41

Një ndjekëse e ka pyetur prezantuesen Arbana Osmani, pse po i bëhet përkrahje e madhe Donald Veshajt, shkruan Express Rozë

Arbana ka postuar një foto në Instagram, nga spektakli i mbrëmjes së martë.

Lexo Edhe:

Ndjekësja e ka pyetur pse Donaldi dhe banorët tjerë të shtëpisë nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh Donaldit është?! Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale apo mesazhe…”, ka pyetur ndjekësja Arbanën.

Moderatorja i është përgjigjur se në profilin e saj nuk komentohet për emisionin që ajo e drejton.

“Një përgjigje: këtu nuk komentohet bb”, është përgjigjur Arbana.

Edhe ndjekësit tjerë kanë vërshuar me komente të ngjashme në fotografinë e moderatores.

Shumica prej tyre e kanë kritikuar atë për përkrahjen e produksionit ndaj Donaldit.