Ndihmësit e Trumpit e akuzojnë Macronin për turpërimin e presidentit amerikan


Gazeta Express
25 Gusht 2019 8:43

Disa zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane e kanë akuzuar presidentin francez dhe organizatorin e samitit të G7-ës, Emmanuel Macron, për përpjekje për ta turpëruar homologun e tij amerikan përmes diskutimit të temave që i konvenojnë atij, siç është ngrohja globale.

Plani i Macronit për t’i mbuluar përçarjet mes liderëve të G7-ës në Biarritz këtë fundjavë si duket nuk ndikoi që ta shuajë pakënaqësinë e ndihmësve të Trumpit, të cilët filluan deklaratat kundër presidentit francez disa orë pas arritjes së presidentit amerikan në Francë.

Zyrtarët amerikanë janë ankuar se samiti është zhvendosur nga temat thelbësore, siç janë ekonomia botërore dhe tregtia, në çështje të ndjeshme, siç janë ngrohja globale, barazia gjinore dhe zhvillimi i Afrikës.

“Pikëpamja jonë është se Franca është duke e përçarë grupin G7 përmes mënjanimit të temave të ekonomisë botërore, sigurisë kombëtare dhe tregtisë”, tha reporterja e Shtëpisë së Bardhë, Gabby Orr.

Disa zyrtarë të tjerë amerikanë shkuan edhe më larg, duke thënë se puna me zyrtarët francezë ka qenë e vështirë gjatë organizimit të samitit dhe në plan nuk thuhej asgjë për tregtinë apo ekonominë botërore deri në momentin e ankesës së Shteteve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart