Vdes nga Covid-19 një 21 vjeçar - Gazeta Express
string(37) "nderron-jete-prej-covid-nje-21-vjecar"

Gazeta Express

23/10/2020 8:48

Vdes nga Covid-19 një 21 vjeçar

Gazeta Express

23/10/2020 8:48

Një 21- vjeçar ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë kështu viktima më e re në Shqipëri që humb jetën nga kjo sëmundje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu nga Elbasani vuante edhe nga sëmundje të tjera shëndetësore.  

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19.  por më pas gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që mbrëmjen e djeshme të nisej me urgjencë drejt spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ai është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes.

Lexo Edhe:

Në Elbasan që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Elbasan kanë humbur jetën 34 persona dhe janë infektuar 334 të tjerë.

Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë kanë vdekur 465 persona dhe janë infektuar 18, 250 pacientë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.