Ndërron jetë kryetari i Komunitetit Bektashian të Kosovës - Gazeta Express
string(57) "nderron-jete-kryetari-i-komunitetit-bektashian-te-kosoves"

Ndërron jetë kryetari i Komunitetit Bektashian të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 12:14

Kryetari i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës, Baba Mumin Lama ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga ky Komunitet, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Myrshydi ynë njihej gjithandej për qetësinë që reflektonte, për urtësinë e bujarinë e madhe. Tregonte respektin për çdo qenie njerëzore, ngritej me konsideratë si për fëmijët ashtu për të moshuarit. Nuk dallonte njerëzit në elemente që diferencojnë, por këto i konsideronte pasuri të esencës së qenies njeri – duke shprehur dashuri për secilin, si veçoria kryesore e klerikut të shtegut të Hynqar Haxhi Bektash Veliut. Ne, bektashinjtë e Kosovës dhe të gjithë dashamirët e anëtarët bektashianë gjithandej, do të ngushëllohemi me faktin se kjo është ndarje e përkohshme. E ngushëllojmë veten me kujtimet e bukura që Baba Mumini na i la. Qofshim të denjë për t’i ndjekur mësimet e Baba Muminit. Baba Mumini qoftë drita jonë që na udhëzon në shtegun e pastër të Ehli Bejtit”, ka njoftuar Komuniteti Bektashian, duke bërë me dije se shumë shpejt do të dalin me një njoftim edhe për ceremoninë e varrimit./Express