Sejdi Smajli, nga Lipjani, ishte nisur para një jave për shërim në Turqi.
Por, 25-vjeçari i cili vuante nga leukemia akute, nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes.
Lajmin e ka bërë të ditur Granit Duriqi, i cili ishte organizator për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e të riut nga Lipjani.
“Të dashur qytetarë të komunës Lipjanit, e dashur diasporë. Ju falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan që ta ndihmojmë vëllaun tonë Sejdi Smajlin. Ne nga Janjeva ju bëjmë me dije se fatkeqësisht Sejdiu nuk arriti t’i mbijetojë dhe ndërroi jetë”.