Ndërron jetë 24 vjeçari nga zjarri i shkaktuar në Tetovë - Gazeta Express
string(56) "nderron-jete-24-vjecari-nga-zjarri-i-shkaktuar-ne-tetove"

Gazeta Express

15/12/2019 11:03

Ndërron jetë 24 vjeçari nga zjarri i shkaktuar në Tetovë

Gazeta Express

15/12/2019 11:03

Ndërron jetë 24 vjeçari A.S. i cili gjate ditës se djeshme mori djegie të rënda të trupit si pasoje e përhapjes së zjarrit në banesën e tij në Tetovë. Nga dje e deri në orët e sotme të mëngjesit, i riu ka qëndruar nën aparatet e frymëmarrjes në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv.

Pavarësisht trajtimit, mjekët thonë se thellësia e djegieve ka qenë shumë e theksuar dhe kjo ka dëmtuar shume organet te tij.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së djeshme siç ka raportuar Alsat zjarri kaploi banesën në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë në të cilën ka jetuar i vetëm tanimë i ndjeri A.S. Si pasojë e zjarrit dymbëdhjetë persona të tjerë banorë të ndërtesës kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.