Ndërrohet drejtori i Arsimit në Prizren


Gazeta Express
15 Maj 2019 12:48

Skender Susuri nuk do të jetë me në drejtor i Arsimit në Prizren.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët media të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe Susurit ku u tha se një gjë e tillë ishte kërkuar nga drejtuesit e partisë së tij, Nisma Socialdemokrate.

Drejtori i deritanishëm i arsimit në Prizren tha se partia e tij nuk po e përkrah dhe se  ka pasur presion lidhur me konkurse për punë në sektorin që e udhëheq.

Timonin e Arsimit në Prizren tash do ta merr Gani Gërmizaj, poashtu nga Nisma Socialdemokrate.

Ky i fundit e ka bërë të ditur lajmin për detyrën e re edhe me anë të një postimi në Facebook.

https://www.facebook.com/gani.germizaj/posts/2256859584430254

Te fundit


Kthehu lart