Ndërpriten bisedimet e paqes për Libinë, shkak sulmi në portin e Tripolit - Gazeta Express
string(72) "nderpriten-bisedimet-e-paqes-per-libine-shkak-sulmi-ne-portin-e-tripolit"

Gazeta Express

19/02/2020 10:56

Ndërpriten bisedimet e paqes për Libinë, shkak sulmi në portin e Tripolit

Gazeta Express

19/02/2020 10:56

Qeveria libiane e njohur nga Kombet e Bashkuara njoftoi se i ka ndërprerë bisedimet e paqes, të cilat kishin filluar me ndërmjetësimin e OKB-së me qëllim të zgjidhjes së konfliktit me forcat e gjeneralit Khalifta Haftar.

“Sot, shkeljet e armëpushimit u përsëritën. Militantët e sulmuan portin e Tripolit, i cili është jetik për shumë qytete të Libisë”, thuhet në deklaratën e qeverisë së njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Lexo Edhe:

Në deklaratë gjithashtu u dha njoftimi për ndërprerjen e bisedimeve në Gjenevë deri në marrjen e masave të prera kundër palës tjetër dhe shkeljeve që po i bën ajo.

Shteti afrikan është përballur me dhunë që nga rrëzimi nga pushteti dhe vrasja e ish-udhëheqësit Muammar Gadafi.

Qeveria e Tripolit e gëzon përkrahjen nga Turqia, ndërsa forcat e gjeneralit Haftar mbështeten nga Rusia, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Kombet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë i kanë kritikuar këto dy shtete për armatim të palëve të konfliktit, që ka ndikuar në shtimin e dhunës.