Ndërprehet testi që përdori ilaçin e artritit për të shëruar COVID-19, kishte efekte negative në organe - Gazeta Express
string(102) "nderprehet-testi-qe-perdori-ilacin-e-artritit-per-te-sheruar-covid-19-kishte-efekte-negative-ne-organe"

Gazeta Express

03/07/2020 13:40

Ndërprehet testi që përdori ilaçin e artritit për të shëruar COVID-19, kishte efekte negative në organe

Gazeta Express

03/07/2020 13:40

Rrjeti i farmacive Regeneron, deklaroi të enjten se ilaçi i tyre për artritin Kevzara, nuk arriti të përmbush targetin kryesor të një studimi amerikan, i cili kishte për qëllim shërimin e pacientëve me koronavirus me anë të këtij ilaçi.

Kevzara u përket një klase të barnave të quajtur frenues të interleukinës 6, që kanë për qëllim të frenojnë aktivitetin e tepruar të sistemit imunitar ndaj viruseve.

Lexo Edhe:

“Pas disa ditëve eksperiment, pacientët me koronavirus, ishin pak më mirë në krahasim me ata, të cilët kishin përdorur një plasebo, por efektet nuk ishin të kënaqura”, tha Regenron në një deklaratë për shtyp.

Për më tepër, pacientët  që përdoren këtë ilaç pësuan më shumë efekte anësore, përfshirë edhe dëmtimine serioze të organeve dhe si rezultat eksperimenti është ndaluar. /Gazeta Express