"Nder dhe krenari", Duka uron Kristjan Asllanin për titullin e fituar me Interin - Gazeta Express
string(77) "nder-dhe-krenari-duka-uron-kristjan-asllanin-per-titullin-e-fituar-me-interin"

“Nder dhe krenari”, Duka uron Kristjan Asllanin për titullin e fituar me Interin

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 23:42

Interi siguroi sonte titullin e 20-të të kampionit në histori të klubit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 1:2 në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për sezonin 2023/24, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pjesë e “Nerazzurrëve” është mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, të cilit një urim të veçantë ia bëri presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

“Nder dhe krenari të shohim një lojtar të Kombëtares shqiptare të shpallet kampion në Serie A. Urime titullin kampion Kristjan Asllani!”, shkroi Duka.

/Gazeta Express/