Ndalohet qarkullimi për mjetet e rënda


Gazeta Express
13 Gusht 2019 18:50

Gjendje e rënduar dhe radhe të gjata mjetesh në pikën e kalimit kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Qafë-Thanë. Dhjetëra kamionë të tonazhit të rëndë prej të paktën 4 orë mësohet se qëndrojnë në radhë në këtë pikë të kalimit kufitar, për t’u futur në vend. Sipas të dhënave, për këtë anomali u bë shkak procesi i skanimit të mjeteve. Drejtuesit e tyre janë shprehur se presin për disa orë në temperatura të larta. ‘Nuk është aspak normale një pritje e tillë’ reagojnë shoferët e mjeteve të rënda që e bëjnë çdo ditë këtë rrugë dhe sipas tyre mbetet I njëjti problem I pa zgjidhur.

Te fundit


Kthehu lart