Ndalohet edhe një ish-ushtar i UÇK-së me fletarrest të Serbisë


Gazeta Express
8 Gusht 2019 10:12

Me fletarrest të shtetit serb, edhe një pjesëtar tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndaluar.

Mësohet se bëhet fjalë për Ejup Hoxhën, i cili u ndalua dje nga policia italiane, shtet në të cilin ai jeton bashkë me familjen prej 15 vitesh.

Ndërsa, familjarët kanë bërë të ditur se Hoxha është liruar pas intervistimit.

“Sapo mora lajmin më të mirë për vëllaun, shokun tem, komandantin e tri lufëtarave, Ejup Hoxha, që sot është liruar nga fletarresti që ia ka bërë shteti italian nga Serbia”, ka thënë një i afërm, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që me fletarrest të lëshuar nga Serbia, në Maqedoninë Veriore është ndaluar para tre javësh edhe Tomor Morina, derisa dje Gjykata Penale në Shkup tha se nuk ka bazë për ekstradimin e tij në Serbi.

Te fundit


Kthehu lart