Ndalohen dy të dyshuar për sulm ndaj pronarit të “Rexall”, kërkohet paraburgim - Gazeta Express
string(75) "ndalohen-dy-te-dyshuar-per-sulm-ndaj-pronarit-te-rexall-kerkohet-paraburgim"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 10:45

Ndalohen dy të dyshuar për sulm ndaj pronarit të “Rexall”, kërkohet paraburgim

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 10:45

Për sulmin fizik që i është bërë pronarit të barnatores “Rexall”, D.A., prokuroria ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuar si dhe për ta ka kërkuar paraburgim në gjykatën kompetente.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Lexo Edhe:

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, njofton lidhur me rastin ku i dëmtuar është pronari i barnatores “Rexall”, në Prishtinë, D.A., i cili para disa ditësh është sulmuar nga disa persona me mjete të forta, ashtu që, prokurori kujdestar, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, derisa më 24 maj 2022, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të KPRK-së, ku i dëmtuar në këtë rast është A.A., (vëllai i të dëmtuarit të lartcekur) dhe me aktvendim mbi ndalim janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarit B.M. dhe A.S., si dhe ndaj të njëjtëve, më 25.05.2022, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj çështjeve penale, Prokuror i Shtetit është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në koordinim me policinë për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave.