Ndalohen 4 persona në Gjakovë, iu gjetën substanca narkotike, një granatë dore dhe një pushkë - Gazeta Express
string(91) "ndalohen-4-persona-ne-gjakove-iu-gjeten-substanca-narkotike-nje-granate-dore-dhe-nje-pushke"

Ndalohen 4 persona në Gjakovë, iu gjetën substanca narkotike, një granatë dore dhe një pushkë

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:38

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilëve iu janë konfiskuar 5  kilogramë e 571 gramë, substancë të dyshuar narkotike të llojit ”Marihuanë”, raporton Gazeta Express.

Sipas Prokurorisë në Gjakovë, më 25 tetor 2021, Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në  Gjakovë,  me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kanë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të  dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh. , në fshatin Stubëlll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Lexo Edhe:

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:  Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë, një pushkë gjuetie, pesë fishekë, një granatë dore.

“Me urdhër të prokurorit të rastit,  të  dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh,  nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje””, thuhet në një njoftim nga Prokuroria në Gjakovë.