Ndalet James Rodriguez - Gazeta Express
string(22) "ndalet-james-rodriguez"

Ndalet James Rodriguez

Gazeta Express

22/10/2020 14:23

Disa shqetësime bëjnë që James Rodriguez ta shikojë nga shtëpia ndeshjen e radhës të Evertonit

Carlo Ancelotti ka zbuluar se Evertoni do të jetë pa James Rodriguezin kur të përballen të dielën me Southamptonin, kolumbiani ka marrë një goditje kundër Liverpoolit.

Lexo Edhe:

James po gëzonte një formë fantastike që prej transferimit në Premierligë.

Ai ka zhvilluar deri më tani 6 paraqitje me Evertonin, ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar katër asiste.

“Fatkeqësisht, James ka pasur një problem gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit”, tha Ancelotti për ‘EvertonTV’.

“Ai ka pasur një përplasje me Virgil van Dijk në fillim të sfidës dhe mendoj se s’do të jetë gati për ndeshjen kundër Southampton”. /Gazeta Express/