Ndalesa amerikane i kushton Huawei’t 30 miliardë dollarë


Gazeta Express
17 Qershor 2019 18:45

Ndalimi i produkteve drejt SHBA peshon në llogaritë e kompanisë Huawei, sipas themeluesit të gjigantit kinez të telekomunikacionit, Ren Zhengfei, i cili vlerëson se kompania do të fitojë rreth 30 miliardë dollarë më pak në dy vitet e ardhshme, gjë që do të detyrojë “zvogëlimin e prodhimit, por bllokimi amerikan nuk do të na ndalojë”.

Ren Zhengfei pranoi se ai kurrë nuk ”priste një vendosmëri të fortë të SHBA kundër kompanisë së tij”.

“Unë mendoj se të dyja palët do të vuajnë për situatën dhe askush nuk do të fitojë në fund”, tha Ren.

Kompania Huawei, për arsye të sigurisë kombëtare, përfundoi në listën e zezë të tregtisë amerikane duke i detyruar të gjitha kompanitë amerikane që duan të shesin komponentë, që të marrin paraprakisht miratimin specifik nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Te fundit


Kthehu lart