Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar - Gazeta Express
string(41) "ndahet-nga-jeta-artisti-i-njohur-shqiptar"

Gazeta Express

05/06/2020 15:26

Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Gazeta Express

05/06/2020 15:26

Ditën e sotme është ndarë nga jeta artisti i talentuar Përparim Tomçini.

Tomçini i ka dhënë shumë artit dhe muzikës dibrane e jo vetë. Ai ka kompozuar me qindra këngë.

Lexo Edhe:

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ish-deputeti i LSI Luan Rama me anë të një postimi në ‘facebook’. Ai i ka shprehur ngushullime familjes dhe komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Përshpirtje për përparim Tomçinin!

Sot është ndarë nga jeta Perparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti dhe kompozitori i talentuar dhe me një profil të spikatur, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.

Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë!

Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë!

Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme!

Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!

Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!