Qeveria ndan dy milionë euro për Agjencinë për Barazi Gjinore - Gazeta Express
string(65) "ndahen-nga-qeveria-2-milion-euro-per-agjencine-per-barazi-gjinore"

Qeveria ndan dy milionë euro për Agjencinë për Barazi Gjinore

Gazeta Express

25/11/2020 10:38

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot dy milionë euro për Agjencinë për Barazi Gjinore.

Këtë e ka thënë Kryeministri Avdullah Hoti në ngjarjen e mbajtur këtë të mërkurë, kur shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.

Lexo Edhe:

“Nuk do të kursehemi për asgjë. E kemi obligim institucional dhe njerëzor që të kujdesemi për një shoqëri të barabartë. Nuk do të mungojë mbështetja sepse është kauza më fisnike e shoqërisë është angazhimi për fuqizimin e ligjit dhe mbrojtjen e grave nga dhuna”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se beson që forma më fuqishme e ndikimit afatgjatë dhe konsoldlimit të pozitës së gruas në shoqëri është pavarësimi i saj financiar.

“Ndahen dy milionë. një milion ndahen menjëherë dhe një milion tjetër brenda këtij viti”.

Linda Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore ka thënë se nga ky fond deri tash kanë përfutuar 115 kopshte private, por që do të ketë edhe të tjera që do të përfitojnë. /Express/