NBA: Kyle Lowry me "triple double" në fitoren e Raptors ndaj Detroit - Gazeta Express
string(65) "nba-kyle-lowry-me-triple-double-ne-fitoren-e-raptors-ndaj-detroit"

NBA: Kyle Lowry me “triple double” në fitoren e Raptors ndaj Detroit

Gazeta Express

19/12/2019 12:50

Cleveland Cavaliers arritën një fitore “in extremis” në “Quicken Loans Arena” përballë Charlotte Hornets 100-98, pavarësisht formës së jashtëzakonshme të Terry Rozier, autor i 35 pikëve për miqtë. Morën më shumë vlerë në këtë përballje 23 pikët e Collin Sexton dhe “double double” të Kevin Love e Tristan Thompson.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të NBA-së, Toronto Raptos, fituan 99-112 në parketin e Detroit Pistons, me “triple double” të Kyle Lowry-t (20 pikë, 10 asist dhe 10 rikuperime), ndërsa Pascal Siakam shtoi 26 pikë. 25 pikë e 13 “rebound” realizoi edhe Serge Ibaka. Nuk shërbeu për asgjë sforcoja e Andre Drummond, autor i 22 pikëve dhe 18 rikuperimeve.

Lexo Edhe:

Një kosh i shënuar 9 sekonda para rënies së sirenës nga Wendell Carter Jr. u dhuroi suksesin me vetëm një pikë diferncë 109-110 Chicago Bulls në transfertë me Washington Wizards. Lauri Markkanen spikati me 31 pikë, ndërsa Zach LaVine shtoi 24 pikë të tjera për Bulls. Në radhët e Wizards Davis Bertans realizoi 26 pikë, me Bradley Beal që shtoi edhe 22 të tjera.

Surpriza e mbrëmjes ishte pa dyshim humbja e Philadelphia 76ers përballë Miami Heat 104-108, pavarësisht “double double” (22 pikë e 19 “rebound”) të Joel Embiid. Spikati loja në grup e 76ers, me 5 lojtarë më shifra të dyfishta pikësh, kryesuar nga Kendrick Nunn (26) e Bam Adebayo (23).

New Orleans Pelicans triumfuan në shtëpinë e Minnesota Timberwolves me rezultatin 99-107, falë 34 pikëve të Brandon Ingram, ndërsa 27 pikët e Andrew Wiggins nuk i shërbyen për asgjë Minnesotas.

Oklahoma City Thunder ndërkohë iu imponuan 126-122 Memphis Grizzlies, me protagonist kryesor gjermanin Dennis Schroder, më i miri mbi parket me 31 pikë. Në radhët e Grizzlies shënoi 27 pikë Brandon Clarke dhe 24 Jonas Valanciunas.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers-Charlotte Hornets 100-98

Detroit Pistons-Toronto Raptors 99-112

Washington Wizards-Chicago Bulls 109-110 dts

Philadelphia 76ers-Miami Heat 104-108

Minnesota Timberwolves-New Orleans Pelicans 99-107

Oklahoma City Thunder-Memphis Grizzlies 126-122

Denver Nuggets-Orlando Magic 113-104

Dallas Mavericks-Boston Celtics 103-109

Portland Trail Blazers-Golden State Warriors 122-112