NBA: James i udhëheq Lakersat drejt fitores së 14-të radhazi - Gazeta Express
string(59) "nba-james-i-udheheq-lakersat-drejt-fitores-se-14-te-radhazi"

NBA: James i udhëheq Lakersat drejt fitores së 14-të radhazi

Gazeta Express

16/12/2019 14:53

Los Angeles siguruan fitoren e 14–të radhazi në sezonin e rregullt të NBA, duke e mposhtur 101-96 Atlanta Hawks në “State Farm Arena”.

Në fakt, ishte një sukses i vështirë, pasi vendësit qëndruan në lojë gjatë gjithë ndeshjes, madje kishin mundësi ta çonin sfidën në shtesë, por Redish gaboi në gjuajtjen për tri pikë, që do të barazonte rezultatin në sekondat e fundit.

Lexo Edhe:

Edhe këtë radhë meritë të veçantë në këtë fitore të kalifornianëve kishte dyshja LeBron James-anthony Davis. I pari dhuroi spektakël me 32 pikë, 13 “rebound” e 7 asiste, ndërsa i dyti gjithashtu realizoi “double double”: 27 pikë e 13 rikuperime.

Fitore bindëse për Brooklyn Nets, që ndërpresin serinë prej 5 fitoreve radhazi të Philadelphia 76ers, duke i mposhtur me rezultatin 109-89. Ndeshja u komandua nga njujorkezët që nga fillimi e në mungesë të Kyrie Irving, më i miri i takimit rezultoi Spencer Dinwiddie, autor i 24 pikëve. Në radhët e Sixers u ndje shumë mungesa e Joel Embiid, kështu që nuk mjaftuan as 20 pikët e Ben Simmons.

Rezultoi më e ekuilibruar sesa pritej përballja e “Pepsi Center” mes Denver Nuggets dhe New York Nicks, por në fund të zotët e shtëpisë triumfuan 111-105. Më i mirë mbi parket ishte Nikola Jokic me 25 pikë e 10 “rebound”, ndërsa në kampin kundërshtar spikati me 22 pikë Marcus Morris.

Golden State Warriors konfirmojnë sezonin shumë të keq, teksa pësuan humbjen e radhës 79-100 përballë Sacramento Kings. Protagonist në fitoren e Kings ishte Bogdan Bogdanovic me 25 pikë, ndërsa tek Warriors shënuesi më mirë, Willie Cauley-Stein, realizoi vetëm 14 pikë.

Vjen fitorja e tretë radhazi për Indiana Pacers, që në “Bankers Life Fieldhouse” kaluan Charlotte Hornets me shifrat 107-85. Pwr të zotët e shtëpisë realizoi 23 nga pankina Aaron Holiday.

Rezultatet:

New Orleans Pelicans-Orlando Magic 119-130

Indiana Pacers-Charlotte Hornets 107-85

Atlanta Hawks-Los Angeles Lakers 96-101

Brooklyn Nets-Philadelphia 76ers 109-89

Denver Nuggets-New York Knicks 111-105

Golden State Warriors-Sacramento Kings 79-100